Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë shpjeguar vendimin e tyre për të folur publikisht për politikën, duke theksuar edhe mbështetjen e tyre për popullin palestinez.
Gjatë konferencës për shtyp në Festivalin e Filmit në Venecia, ku prezantuan filmin “Bunker”, Cruz tha se do të ishte kontradiktore të heshtnin për çështjet që trajton filmi dhe që lidhen me realitetin e sotëm.
“…këto gjëra na prekin të gjithëve ne, brezat e ardhshëm”, deklaroi aktorja.
Bardem tha se çdo njeri, pavarësisht profesionit, ka të drejtë të shprehë qëndrimin e tij për çështjet që i konsideron të rëndësishme. Ai theksoi se si artist ka një përgjegjësi më të madhe për shkak të mundësisë që ka për t’u dëgjuar nga një audiencë e gjerë.
“Përgjegjësia është e ndryshme”, tha Bardem, duke nënvizuar rëndësinë e të qenit i ndërgjegjshëm për botën në të cilën jetojmë.
Dy aktorët folën gjithashtu për bashkëpunimin profesional dhe jetën si çift, duke treguar se arrijnë të ruajnë një ekuilibër mes punës dhe jetës private.
Burimi: botasot.info


