te dielen nuk do te votohet ne gostivar vrapcisht qender zhupe dhe mavrove 690368b10d9b1

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

October 30, 2025
1 minut lexim

Të dielën, më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nuk do të votohet në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, pasi në raundin e parë të votimit, më 19 tetor, nuk u arrit censusi minimal.

Në këto katër komuna do të nisë një procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës, brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025, në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna në raundin e parë nuk dolën në votime më shumë se një e treta (33,33%) e votuesve të regjistruar, që është kusht ligjor që zgjedhjet të konsiderohen të vlefshme.
Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33,31%
Në Vrapçisht – 25,18%
Në Mavrovë-Rostushë – 30,31%
Në Qendër Zhupë – 21,49%
Në bazë të nenit 132, paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, nëse në raundin e parë të votimit për kryetar komune ose për kryetarin e Qytetit të Shkupit nuk del të paktën 1/3 e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar, e gjithë procedura zgjedhore përsëritet për atë komunë.

Ndërkaq, neni 132-a përcakton se zgjedhjet e përsëritura për komunën përkatëse duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare, dhe në këtë rast nuk do të zbatohet kushti për pjesëmarrjen prej një të tretës së votuesve.
Kështu, i gjithë raundi i parë i votimeve në këto komuna do të përsëritet, ndërsa procedura e re zgjedhore do të nisë brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025.

Raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2025 do të mbahet të dielën, kur do të zgjidhen kryetarët e 32 komunave dhe i Qytetit të Shkupit.
Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve, kryetarët e komunave janë zgjedhur në 44 komuna.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aleksandar jovanovski emerohet drejtor i ri i np higjiena komunale shkup 6903681433cba
Lajmi i mëparshëm

Aleksandar Jovanovski emërohet drejtor i ri i NP “Higjiena komunale” – Shkup

daci terhiqet nga propozimi per te mbrojtur e veliajn jam ne konflikt interesi 69036a1461274
Lajmi i radhës

Daci tërhiqet nga propozimi për të mbrojtur e Veliajn: Jam në konflikt interesi

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë