te denuar nga gjykata per vepra te ndryshme penale vihen ne pranga 3 shtetas 6968d17675a2b

Të dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas

January 15, 2026
1 minut lexim

Policia e Tiranës arrestoi 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 3” u vu në pranga shtetasi K. B., 37 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin S. B., 53 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin L. H., 47 vjeç, të cilin Gjykata  e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sekuestrohen 166 dergesa postare kallezim penal ndaj nje kompanie dhe ndaj nje personi ne maqedoni 6968c3b7e82fb
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen 166 dërgesa postare, kallëzim penal ndaj një kompanie dhe ndaj një personi në Maqedoni

promotori i joshuas ne dileme 6968d1d362b44
Lajmi i radhës

Promotori i Joshuas në dilemë

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë