te denohet me vdekje trump konfirmon arrestohet autori i vrasjes se charlie kirk 68c4298327972

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

September 12, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se autori i dyshuar i vrasjes me armë të aktivistit konservator, Charlie Kirk, është arrestuar. Gjatë një prononcimi për Fox News, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se autori ishte dorëzuar tek autoritetet nga një person i afërt me agresorin.



“Ai që e njohu atë ishte një besimtar, një pastor”, u shpreh Trump. CNN, duke cituar disa burime pranë hetimeve, raporton se autori i dyshuar po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit. Presidenti amerikan tha se shpreson që vrasësi të marrë dënimin me vdekje. “Kirk ishte një njeri i mirë dhe nuk e meritoi këtë që ndodhi. E kisha si djalin tim”, shton Trump, ndërsa nënvizon se në përpjekjet për dorëzimin e autorit në duart e policisë është përfshirë edhe vetë babai i agresorit.

Komentet e presidentit erdhën pas publikimit të videos së arratisjes së autorit nga skena e ngjarjes nga FBI dhe zyrtarët në Jutah. Policia publikoi dhe imazhet e agresorit që kishte veshur një bluze të zezë dhe flamurin amerikan në të. Ka raportime për mesazhe pro transgjinorëve të transmetuara nga autori.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

charlie ishte si nje djale per mua trump per aktivistin kirk ishte i shkelqyer me ndihmoi me tiktok un 68c42545f2d4c
Lajmi i mëparshëm

“Charlie ishte si një djalë për mua”, Trump për aktivistin Kirk: Ishte i shkëlqyer, më ndihmoi me TikTok-un

klinika e gjinekologjise kerkon qe ankesat te behen ne menyre te rregullt 68c42a6f81fb8
Lajmi i radhës

Klinika e Gjinekologjisë kërkon që ankesat të bëhen në mënyrë të rregullt

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë