te bllokuar nga debora ne bjeshket e javorrit bashkia tropoje nis operacionin e shpetimit 68e009d498554

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit, Bashkia Tropojë nis operacionin e shpëtimit

October 3, 2025
1 minut lexim

Bashkia Tropojë njofton se, pas marrjes së informacionit për disa qytetarë të bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, një grup i parë mjetesh dhe punonjësish është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Megjithatë, për shkak të kushteve tejet të vështira atmosferike dhe trashësisë së dëborës mbi 70 cm, mjetet nuk kanë mundur të arrijnë deri në pikën ku ndodhen të bllokuarit.

Në këto rrethana, Bashkia ka vendosur të dërgojë trupa dhe mjete shtesë, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve të bllokuar, si edhe të forcave që po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e ndërhyrjes me helikopter, nëse kushtet në terren e kërkojnë një gjë të tillë.

Bashkia Tropojë mbetet e angazhuar maksimalisht dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te dielen prej ne mengjes do te kete kufizime ne komunikacionin e shkupit 68e007d054206
Lajmi i mëparshëm

Të dielën prej në mëngjes do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

luis de la fuente i bezdisur nga pyetjet ne lidhje me lamine yamal 68e00a374aedb
Lajmi i radhës

Luis De La Fuente i bezdisur nga pyetjet në lidhje me Lamine Yamal…

Të fundit nga

ShkoLartë