te bllokuar nga debora ne bjeshken e javorrit gjenden personat qe kerkuan ndihme 68e048566150e

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

October 4, 2025
1 minut lexim

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të pajisur me ushqime dhe dru për zjarr.



Banorët kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë sonte në stan, ndërsa forcat e bashkisë kanë bërë rrugën në këmbë deri në zonën ku ishin ata, kjo për shkak se mjeti nuk ka arritur të kalojë si pasojë e trashësisë së borës.

“Rreth orës 13:05, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë njoftim se disa persona janë izoluar në një stan në Bjeshkën e Javorrit, për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dendura të dëborës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, punonjësit e Policisë Tropojë së bashku me Emergjencat Civile të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe trashësisë së dëborës, që arrinte deri në 70 cm, nuk ka qenë e mundur arritja me automjet në vendin ku ndodheshin personat e bllokuar.

Pas disa orësh ecje në këmbë, shërbimet e bashkisë janë takuar me shtetasin A. S., familjar i personave të bllokuar. Pas komunikimit me personat e bllokuar, u konstatua se ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë urgjente për ushqim apo përkujdesje tjetër, pasi do të qëndronin në stan.

U vendos që shërbimet e Policisë dhe të Bashkisë do të nisen drejt Bjeshkës mëngjesin e datës 04.10.2025, në përputhje me dakordësimin e bërë me familjarët e personave të bllokuar”, thuhet në njoftim.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jo vetem burg por edhe gjobe me nje shume te majme per sean diddy gjykatesi kur te lirohet do te kete 68e045482f791
Lajmi i mëparshëm

Jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme për Sean “Diddy” gjykatësi: Kur të lirohet do të ketë…

ngjarjet e dates 4 tetor 68e04a6e7c001
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 4 tetor

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë