te arrestuarit nga serbia nuk kane qene pjese e uck se thote dega e veteraneve ne rahovec 689e0326ae150

​Të arrestuarit nga Serbia nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, thotë dega e veteranëve në Rahovec

August 14, 2025
1 minut lexim

Dy personat e arrestuar në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Hungarisë-Horgosh nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tha kryetari i degës së veteranëve në Rahovec, Qemajl Krasniqi. Sipas tij, personat në fjalë gjatë luftës kanë qenë në Gjermani.

Ai konfirmoi se është në dijeni për rastin dhe se gjatë ditës ka qenë në komunikim me familjarët e tyre.

“Konfirmojmë në degën e veteranëve të Rahovecit se personat e arrestuar nuk janë në listën e veteranëve. Sipas konfirmimeve që kemi nga familjarët ata nuk kanë qenë në Kosovë, gjatë luftës kanë qëndruar në Gjermani dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën. Por, ne konsiderojmë se është në taktikat e njohura tashmë të Serbisë për të shkaktuar drama, tragjedi, fatkeqësi tek populli shqiptar dhe për të bërë një luftë speciale kundër Kosovës, në këtë rast duke pësuar qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ne ndjejmë keqardhje për ata njerëz atje, pavarësisht që nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka thënë se personat me inicialet X.E dhe B.E “dyshohen për krime lufte në Kosovë”, më 1999. Megjithatë, në këtë njoftim nuk përmendet nacionaliteti i tyre. Serbia pretendon se këta persona më 1999, e kanë kidnapuar një serb me inicialet J.M në Rahovec.

Lidhur me këtë rast ende nuk ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje, disa herë, qytetarëve që të shmangen udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presioni te skuadrat shqiptare 689e03234a4ec
Lajmi i mëparshëm

Presioni te skuadrat shqiptare

trotuare bosh per kembesoret vijon lirimi i hapesirave publike ne kryeqytet rama publikon videon 689e03d9bafdc
Lajmi i radhës

Trotuare bosh për këmbësorët! Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama publikon videon

Të fundit nga

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

Trafiku në Unazën e Elbasanit nuk është diçka e rrallë tashmë. Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të pushuar.
ShkoLartë