te akuzuar per korrupsion zgjedhor spak con per gjykim dy persona nga kukesi 6900aafc4f467

Të akuzuar për korrupsion zgjedhor, SPAK çon për gjykim dy persona nga Kukësi

October 28, 2025
1 minut lexim

SPAK ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të dy personave nga Kukësi, të akuzuar për korrupsion zgjedhor.

Bëhet fjalë për Kalosh Peposhin, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, dhe Gazmend Peposhin, i akuzuar për të njëjtën vepër, në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

“Nga hetimet proaktive dhe ndjekja me metoda speciale, përfshirë përgjime dhe vëzhgime, kanë evidentuar se të pandehurit kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve në Njësinë Administrative Ujmisht, në këmbim të votës për një subjekt politik, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025” thuhet në njoftimin e SPAK.

Spak thotë se nga hetimet eshte evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria ndalimi policor eshte ende ne fuqi pergatitet kallezim penal ndaj drejtorit te higjienes komunale 6900a99542c12
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria: Ndalimi policor është ende në fuqi, përgatitet kallëzim penal ndaj drejtorit të “Higjienës Komunale”

ne krye te renditjes 6900ab55135b8
Lajmi i radhës

Në krye të renditjes

Të fundit nga

ShkoLartë