tayna e vetmja artiste shqiptare e permendur ne nje interviste nderkombetare per dua lipen 697aa75c61ea0

Tayna, e vetmja artiste shqiptare e përmendur në një intervistë ndërkombëtare për Dua Lipën

January 29, 2026
1 minut lexim

Në një intervistë të gjatë kushtuar Dua Lipës në një revistë prestigjioze franceze, ku përmenden disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare të muzikës dhe modës, Tayna rezulton të jetë e vetmja artiste shqiptare e përmendur me emër.

Artikulli trajton karrierën e Dua Lipës, ndikimin e saj kulturor dhe lidhjen me Kosovën, duke veçuar gjithashtu Sunny Hill Festival në Prishtinë si një platformë të rëndësishme artistike. Në këtë kontekst, revista përmend Tayna-n si pjesë e skenës moderne lokale dhe rajonale që ka performuar në Sunny Hill Festival.

Përmendja e Tayna-s vjen në një artikull ku referohen figura të mëdha ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës pop, çka e bën këtë citim edhe më domethënës nga ana e imazhit dhe përfaqësimit artistik.

Kjo përmendje editoriale konfirmon pozicionimin e Tayna-s si një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare në kontekst ndërkombëtar, si dhe rolin e saj në skenën kulturore që lidhet me projekte dhe platforma me ndikim global.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kusari lila aktgjykimi i kushtetueses per rashiqin seshte i plote vv nuk do te jape vote per listen serbe 697a996ed1e71
Lajmi i mëparshëm

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Të fundit nga

FC Prishtina: Llugiqi rikthehet 

Mesfushori i Prishtinës, Rigon Llugiqi, është rikthyer në fushën e gjelbër pas një lëndimi të përsëritur që e mbajti larg futbollit për 2 muaj e 15 ditë. Ai zhvilloi disa minuta në
ShkoLartë