Taylor Swift po gëzon lidhjen e saj romantike me Travis Kelce – dhe nuk e fsheh dot sa mirënjohëse është.
Katër muaj pas fejesës së tyre, këngëtarja e “Opalite” rrëfeu se marrëdhënia me yllin e Kansas City Chiefs e ka ndihmuar të gjejë një njeri me të cilin mund të ndajë çdo gjë, edhe pjesët më të vështira të famës, raporton KosovaPress.
Gjatë intervistës në The Late Show, Taylor tha: “Mund të flas me të për çdo gjë. Nuk e mendoja se do ta gjeja ndonjëherë një jetë kaq të bukur”.
Ajo shtoi se fakti që u fejua me Travis dhe riktheu master-at e gjashtë albumeve të saj të para në të njëjtin vit ishte diçka që as nuk e kishte imagjinuar:
“Që të dyja mund të mos kishin ndodhur kurrë. Jam pa fund mirënjohëse”.
Këngëtarja ka treguar edhe më herët se podcast-i i Travis-it dhe vëllait të tij, New Heights, pati rol të madh në fillimin e romancës.
“Ky podcast më gjeti një të dashur”, tha ajo me humor në paraqitjen e saj të gushtit. “Travis vendosi ta përdorte si aplikacion takimesh”.
Gjestin e tij publik për t’i “gjuajtur” Taylor, ajo e përshkroi si një skenë filmi romantik të viteve 80-ta:
“U ndjeva sikur isha në një film të John Hughes. Ai ishte sikur jashtë dritares me boom box dhe thoshte: ‘Dua të dal me ty’”.
Ndërsa Taylor zbuloi se ky lloj romancë ishte pikërisht ajo për të cilën kishte shkruar që adoleshente, Travis e pranoi me shaka:
“Po dëgjoja çdo këngë në Eras Tour dhe thosha: ‘E di çfarë pret ajo që të bëj’”.
Burimi: botasot.info


