taylor swift drejt londres per te xhiruar nje videoklip super sekret qe i ben homazh rrenjeve britanike te yllit te hollivudit 691a69b9c1955

Taylor Swift ‘drejt Londrës për të xhiruar një videoklip super sekret që i bën homazh rrënjëve britanike të yllit të Hollivudit’

November 17, 2025
min lexim

Taylor Swift raportohet se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar për të xhiruar videoklipin e dytë muzikor për albumin e saj të 12-të, The Life of a Showgirl.

Image

Taylor Swift

Xhirimet tepër sekrete thuhet se do të jenë për këngën e saj hit, Elizabeth Taylor, me yllin e popit, 35 vjeç, që dëshiron posaçërisht të xhirojë në Londër për t’i bërë homazh origjinës britanike të aktores që i jep titullin këngës.

Këngëtarja i ka dedikuar këngën e dytë në albumin e saj më të fundit Elizabeth Taylor-it, duke përfshirë shumë referenca për ikonën e ndjerë të kinemasë në tekst.

Image

Elizabeth Taylor

Dhe sipas raportimeve të reja, Taylor planifikon t’i bëjë nder Elizabeth-it duke përfshirë qytetin ku ajo lindi, në videoklipin shoqërues të këngës.

Legjenda e aktrimit, e njohur për rolet e saj në Cleopatra, Cat On A Hot Tin Roof dhe Who’s Afraid Of Virginia Woolf, ka lindur në Hampstead, në veri të Londrës, në vitin 1932, para se të zhvendosej në Los Angeles kur ishte shtatë vjeçe.

Image

Taylor Swift

Një burim i ka thënë “The Sun”: “Taylor është jashtëzakonisht e entuziazmuar që po kthehet në Londër për të xhiruar videoklipin e ri muzikor.”

“Elizabeth Taylor është një ikonë britanike dhe Taylor dëshiron t’i bëjë homazh duke xhiruar skena në kryeqytet.

“Taylor gjithmonë ka shkruar për dashurinë e saj për Londrën dhe videoklipi do të përfshijë lokacione të ndryshme nëpër qytet.”

Kënga Elizabeth Taylor është e mbushur me referenca për aktoren e famshme, përfshirë një përmendje të “syve vjollcë” për të cilët ajo njihej, si dhe “diamante të bardhë”, një referencë për parfumin e saj të vitit 1991 me të njëjtin emër.

Taylor bën gjithashtu paralele midis historisë së saj romantike dhe vështirësive të Elizabeth-it në jetën e dashurisë, me yllin e kinemasë që ishte e martuar plot tetë herë me shtatë burra të ndryshëm.

Taylor këndon: “Kam qenë numër një, por kurrë nuk pata dy” – duke iu referuar suksesit të tyre të përbashkët në botën e showbiz-it (duke nënkuptuar një hit numër një), por pa një “dy” – një partner me të cilin ta ndajë atë.

Kënga përfshin gjithashtu vargun “një pamje të Portofinos”, qyteti bregdetar italian që ishte një nga arratisjet e preferuara të aktores, si dhe Hotel Plaza Athénée në Paris, që shpesh i mirëpriste Elizabeth-in dhe Richard-in si mysafirë.

Taylor ka thënë gjithashtu se “Portofino Orange” është ngjyra e epokës Showgirl, dhe ajo e ka veshur shpesh këtë ngjyrë të ndezur gjatë koncerteve të fundit të turneut Eras, i cili përfundoi në dhjetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati serb akuzon vuciqin per perfshirje ne snajper safari ne sarajeve 691a61b4928bb
Lajmi i mëparshëm

Avokati serb akuzon Vuçiqin për përfshirje në ‘Snajper Safari’ në Sarajevë

sajkoski kane filluar negociatat me partneret per rikonstruksionin e qeverise disa prej tyre i kane dorezuar kerkesat 691a7a501b086
Lajmi i radhës

Sajkoski: Kanë filluar negociatat me partnerët për rikonstruksionin e Qeverisë, disa prej tyre i kanë dorëzuar kërkesat

Të fundit nga

ShkoLartë