tate mcrae dhe jack hughes ndezin thashethemet per romance ne new york 694a8871ee9fc

Tate McRae dhe Jack Hughes ndezin thashethemet për romancë në New York

December 23, 2025
1 minut lexim

Tate McRae dhe ylli i NHL-së, Jack Hughes, po vazhdojnë të ushqejnë thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Dyshja është parë së fundmi duke udhëtuar së bashku drejt New York City-t, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.

Ky udhëtim vjen vetëm pesë muaj pas ndarjes së këngëtares kanadeze nga Kid Laroi, me të cilin kishte qenë në një lidhje mjaft të komentuar.

Image

Tate McRae dhe ylli i NHL-së, Jack Hughes

Edhe pse as Tate dhe as Jack nuk kanë konfirmuar zyrtarisht romancën, paraqitjet e shpeshta së bashku dhe afrimiteti i tyre kanë mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me spekulime.

Fansat tashmë po presin me kureshtje nëse kjo miqësi do të shndërrohet në diçka më shumë, apo nëse bëhet fjalë vetëm për një shoqëri të ngushtë. Deri atëherë, Tate McRae dhe Jack Hughes mbeten një nga dyshet më të përfolura të momentit në showbiz.

Image

Tate McRae dhe ylli i NHL-së, Jack Hughes

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qkmf ne skenderaj paralajmeron qytetaret per gripin sezonal keto jane simptomat 694a875567cb4
Lajmi i mëparshëm

QKMF në Skenderaj paralajmëron qytetarët për gripin sezonal: Këto janë simptomat

afrim gashi donacion per permiresimin e kushteve ne tri shkolla 694a91f68a885
Lajmi i radhës

Afrim Gashi: Donacion për përmirësimin e kushteve në tri shkolla

Të fundit nga

ShkoLartë