task force per produktet bujqesore dhe blegtorale ministri malaj njofton perfundimin e fazes se pare ne terren 688f2df448bb2

Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, ministri Malaj njofton përfundimin e fazës së parë në terren

August 3, 2025
1 minut lexim

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Petrit Malaj njofton se ka përfunduar faza e parë terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se administrata tatimore do të nisë fazën e dytë, ndërsa shton se qëllimi është formalizimi i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.

“Tashmë ka përfunduar faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë të monitorimit, që synon verifikimin në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore.

Qëllimi është formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit!

Zero Tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin”, shprehet ministri Malaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben fetai reagon pas thirrjeve ksenofobe ndaj shqiptareve ne ndeshjen maqedoni e veriut rumani 688f2496b7a89
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai reagon pas thirrjeve ksenofobe ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

asllani can rrjeten 688f2e6c4ab6d
Lajmi i radhës

Asllani “çan” rrjetën

Të fundit nga

ShkoLartë