tarifat trump shtepia e bardhe tregon nese do te kete shtyrje 685da30c9a1ab

​Tarifat Trump, Shtëpia e Bardhë tregon nëse do të ketë shtyrje

June 26, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mund të zgjasë afatet e tij të tarifave reciproke, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, raporton KosovaPress.

E pyetur nëse presidenti është ende i përkushtuar për të arritur marrëveshje tregtare brenda afatit, zëdhënësja Karoline Leavitt tha se data “nuk është kritike”.

Presidenti thjesht mund t’u ofrojë këtyre vendeve një marrëveshje nëse ato refuzojnë ta bëjnë brenda afatit. Dhe kjo do të thotë që presidenti mund të zgjedhë një normë reciproke tarifore që ai beson se është e dobishme për Shtetet e Bashkuara dhe punëtorin amerikan,” tha ajo.

Sa i përket marrëveshjeve të mundshme tregtare, Leavitt theksoi se Përfaqësuesi i Tregtisë Jamieson Greer ka pasur diskutime produktive me shumë nga partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndoshta (afati) mund të zgjatet, por ky është një vendim që duhet ta marrë presidenti”, shtoi Leavitt.

Trump kërcënoi muajin e kaluar se do të vendoste një tarifë të drejtpërdrejtë prej pesëdhjetë për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar nga një qershori, sepse bisedimet tregtare “nuk po çonin askund”. Por, pasi diskutoi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, Trump e zgjati afatin deri më nëntë korrik.

Trump përballet gjithashtu me fundin e një pezullimi tremujor për vendosjen e tarifave reciproke ndaj pothuajse çdo kombi tjetër. Pushimi që i uli tarifat pothuajse universale në një masë prej dhjetë për qind do të përfundojë më tetë korrik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajrami pas vendimit te kushtetueses cka ndodh nese kuvendi nuk konstituohet brenda ketij afati 30 ditor 685da1e3c749b
Lajmi i mëparshëm

Bajrami pas vendimit të Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?

mexhiti bdi as qe ka qene e interesuar per zgjidhje ligjore per perfaqesimin e drejte 685da61884535
Lajmi i radhës

Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë