tarifat shba be dw rreziku i nje lufte tregtare u shmang 68874c70cb41e

Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang

July 28, 2025
min lexim

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der Layen arritën në Skoci një marrëveshje në parim. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftuan pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë, se kishin arritur një marrëveshje tregtare, sipas së cilës tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të jetë 15% . Delegacionet e BE-së dhe SHBA-së duartrokitën ndërsa Trump dhe von der Leyen shtrënguan duart dy herë.



“Arritëm një marrëveshje që është e mirë për të gjithë”, tha Trump. “Kjo është ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë në çfarëdolloj forme.”  Von der Leyen u shpreh se “marrëveshja është e mirë” dhe do të sigurojë “stabilitet” në të dyja anët e Atlantikut. Sipas saj “15 përqind nuk janë pak, por kjo ishte më e mira që mund të arrinim,” pranoi von der Leyen. Detajet do të sqarohen “javët e ardhshme”.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndetiarritjen e marrëveshjes për tarifat, ndërsa Shoqata gjermane e Tregtisë së Jashtme e quajti atë një “kompromis të dhimbshëm”.

Taksë doganore e sheshtë

“Ne ramë dakord që për makinat dhe gjithçka tjetër do të ketë një taksë doganore të sheshtë prej 15 përqind”, tha Trump. Sipas tij BE-ja u zotua në marrëveshje edhe për investime shtesë në SHBA në vlerë prej 600 miliardë dollarësh (510 miliardë euro) dhe për të blerë nga SHBA-ja energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh.

“Ne do ta zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse duke blerë sasi të mëdha gazi natyror të lëngshëm, naftë dhe material për centralet bërthamore nga SHBA-ja”, u tha von der Leyen gazetarëve. Me këto blerje BE-ja do të diversifikojë gjatë tre viteve të ardhshme burimet e furnizimit dhe do të kontribuojë për sigurinë energjetike në Evropë.

Doganë zero për disa produkte

Sipas von der Leyen BE dhe SHBA ranë dakord edhe për përjashtimin nga tarifat doganore “të një numri prodhimesh strategjike”, siç janë ato për aviacionin. Përjashtimi reciprok nga tarifat vlen edhe për disa kimikate, pajisje pvr gjysmëpërçues, disa prodhime bujqësore dhe lëndë të para të rëndësishme. Von der Leyen tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje e mëtejshme me zero përqind, sidomos për alkoolin. Kjo do të “sqarohet” ditët në vijim.

Tarifat për çelikun ende të paqarta

BE-ja u angazhua për të arritur një kompromis për eksportin e çelikut, që do të lejonte një kuotë të caktuar eksportesh pa taksa drejt SHBA-së. Presidenti i SHBA-së Trump duket se e përjashtoi këtë mundësi, duke thënë se sa u përket tarifave për çelikun “ato do të mbeten si janë”. Megjithatë von der Leyen nguli këmbë që pritet që “tarifat për çelikun të ulen dhe që për eksportin e tij të vendoset një kuotë”. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së. Javët e fundit SHBA-të kanë arritur marrëveshje doganore me Japoninë, Filipinet, Indonezinë, Britaninë e Madhe dhe Vietnamin. DW

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

15 mln e per ushtrine shqiptare nga be gonzato shqiperia partnere e qendrueshme 68874b44d5c9e
Lajmi i mëparshëm

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme

ademi bdi dhe koalicioni i gjere do te kete kandidat per qytetin e shkupit 68874ce93c435
Lajmi i radhës

Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë