tarifat e trump paralajmeron von der leyen rrezikohen marredheniet transatlantike dhe sovraniteti i groenlandes 696c0445ef452

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

January 17, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e tarifave nga presidenti i SHBA, Donald Trump ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë do të dëmtonte marrëdhëniet transatlantike dhe do të krijonte një “spirale të rrezikshme në rënie”.

Në një deklaratë të përbashkët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tregtare të Mercosur në Paraguai, Von der Leyen theksoi rëndësinë e integritetit territorial dhe sovranitetit, duke theksuar se stërvitjet daneze të koordinuara me aleatët janë thjesht përforcim i sigurisë në Arktik dhe nuk paraqesin kërcënim për askënd.

BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie. Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj,” tha Von der Leyen.

Deklarata nënvizon përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ruajtur dialogun dhe stabilitetin transatlantik në një kohë tensioni për Groenlandën.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkeshortja e william walkerit shtrihet ne emergjencen e vitise kurti lutemi per shendetin e saj 696c02806df5a
Lajmi i mëparshëm

Bashkëshortja e William Walkerit shtrihet në Emergjencën e Vitisë, Kurti: Lutemi për shëndetin e saj

larg duart nga groenlanda zhvillohen protesta kunder planeve te trump 696c08831259c
Lajmi i radhës

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

Të fundit nga

ShkoLartë