taravari sshkoi sonte te alia karrigia i mbeti bosh 689d136f4f809

Taravari s’shkoi sonte te Alia, karrigia i mbeti bosh

August 14, 2025
1 minut lexim

Ngjarja e organizuar nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim për Marrëveshjen e Ohrit edhe njëherë ka shfaqur në pah diferencat dhe mospajtimet që ekzistojnë në opozitën shqiptare.
Në këtë eveniment ka munguar Arben Taravari, i cili ka evituar kështu përballjen me Ziadin Selën, me të cilin ende vazhdojnë hidhërimet.
Ashtu edhe siç dihet, ata dy nuk kanë tejkaluar mosmarrëveshjet personale, edhe pse në zgjedhjet lokale do të garojnë së bashku.
Mbetet e paqartë se si ata të dytë do të kërkojnë besimin e qytetarëve kur nuk i besojnë njëri tjetrit.
Që këtu, ashtu edhe sic përflitet në opinion, do të ketë bojkot të kandidatëve nga të dyja palët. Në komunat e Taravarit, votuesit e Selës nuk do të dalin në votime, ose do të votojnë për kandidatin tjetër, por të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe votuesit e Taravarit për kandidatët e Selës.
Humbës më i madh në tërë këtë situatë, është BDI dhe Ali Ahmeti, të cilët, dy krahëve të ASH-së, i besuan plotë shtatë komuna, duke e ditur se ASH e Selës dhe ASH e Taravarit nuk dëshirojnë ta shohin njëri tjetrin, e lerë më të votojnë në zgjedhje.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti muzika magjepsi arti emocionoi dhe kultura bashkoi ashtu sic beri edhe marreveshja e ohrit 689d136b7725b
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri edhe Marrëveshja e Ohrit

rame lahaj i dhuron izet mexhitit filigran me harten e kosoves 689d1857da7c3
Lajmi i radhës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë