taravari prezanton shtyllen e pare te platformes se re politike 6878e53cb0eda

Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike

July 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 korrik –  Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force – mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze.

“Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike – është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari.

Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim:

Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike.
Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar.
Mbrojtja aktive e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes restaurimit dhe ruajtjes së objekteve me rëndësi historike e kulturore.

Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale si bazë e unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.
“Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi lideri i Aleancës.

Sipas tij, këto parime përbëjnë themelin e vizionit të ri kombëtar të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të bashkuar për shqiptarët në vend.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump coca cola do te ndryshoje perberesin kryesor amerikan 6878e22db3d79
Lajmi i mëparshëm

Trump: Coca-Cola do të ndryshojë përbërësin kryesor amerikan

konferenca nderkomunale keto jane sfidat e komunave te rajonit te prishtines per arsimin 6878e8f9a757e
Lajmi i radhës

​Konferenca ndërkomunale, këto janë sfidat e komunave të rajonit të Prishtinës për arsimin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë