taravari ne gaze po vdesin njerez e me ta po vdes edhe ndergjegjja e njerezimit 688749a056c38

Taravari: Në Gazë po vdesin njerëz e me ta po vdes edhe ndërgjegjja e njerëzimit

July 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 korrik – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me situatën dramatike në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë po përballen çdo ditë me vdekje, urie dhe shkatërrim.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Taravari shpreh dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për gjendjen humanitare, duke theksuar se viktimat më të mëdha të këtij konflikti janë fëmijët, gratë dhe civilët e pafajshëm.

“Në Gazë po vdesin fëmijë e gra, pleq, të rinj e burra nga plumbat, uria dhe sëmundjet. Bashkë me ta po vdes çdo ditë edhe ndërgjegjia e njerëzimit,” shkruan Taravari, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim global dhe veprim konkret për ndaljen e gjakderdhjes.

Ai gjithashtu u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe vendeve perëndimore që të ndërhyjnë për të ndaluar krimet ndaj popullsisë civile dhe për të garantuar ndihmë humanitare të menjëhershme.

Taravari theksoi se solidariteti me viktimat e Gazës është detyrim moral i çdo shoqërie demokratike dhe humane.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori i ri i serbise ne shba ia dorezon trumpit letrat kredenciale dhe e fton per vizite ne beograd 6887465901b8c
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori i ri i Serbisë në SHBA ia dorëzon Trumpit letrat kredenciale dhe e fton për vizitë në Beograd

15 mln e per ushtrine shqiptare nga be gonzato shqiperia partnere e qendrueshme 68874b44d5c9e
Lajmi i radhës

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë