taravari mbeshtet kerkesat e studenteve shqiptare si prind dhe profesor e kam detyrim moral 69cfe70fe380d

Taravari mbështet kërkesat e studentëve shqiptarë: “Si prind dhe profesor, e kam detyrim moral”

April 3, 2026
1 minut lexim
arben taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë, duke u rreshtuar krah tyre në betejën për trajtim të barabartë dhe dinjitet.

Përmes një mesazhi të ndjerë, Taravari ka theksuar se mbështetja e tij buron nga pozicioni i tij i dyfishtë: ai si prind i një studenti dhe si profesor universitar, duke lënë anash pozicionet politike.

“Si baba i një studenti dhe si profesor universitar, nuk mund të qëndroj indiferent përballë zërit dhe kërkesave të studentëve shqiptarë. I përkrah studentët me gjithë zemër, larg çdo interesi tjetër, sepse besoj se e drejta dhe dinjiteti i tyre janë mbi çdo kalkulim tjetër.
Ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë veçse atë që u takon – trajtim të barabartë. Si prind dhe si pedagog, e ndiej detyrim moral të jem në krah të tyre.”, theksoi Taravari.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

policia arreston 5 persona per droge ne shkup 69cfcaed966fd
Lajmi i mëparshëm

Policia arreston 5 persona për drogë në Shkup

irani nese shba te sulmojne termocentralet ne do te synojme centralet energjetike 69cff85a6adf2
Lajmi i radhës

Irani: Nëse SHBA-të sulmojnë termocentralet, ne do të synojmë centralet energjetike

Të fundit nga

Policia arreston 5 persona për drogë në Shkup

SPB Shkup arrestoi pesë persona në lokacione të ndryshme në Shkup. Gjatë aksionit u sekuestruan: substanca të bardha marihuanë peshore digjitale thërrmuese “Pas dokumentimit të rasteve do të paraqiten kallëzime përkatëse”, thuhet
ShkoLartë