Motra e Mateos është personazhi i radhës që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, si pjesë e sfidës së Vëllait të Madh për banorët që nuk duhet të reagojnë.
Të parin që takoi ishte pikërisht Mateo, i cili ishte i shtrirë në divanin në living. Më pas ajo ka dalë jashtë në oborr aty ku ishte Brikena dhe i bëri një kompliment:
“Unë e di që ti nuk më kthen dot përgjigje por qenke më e bukur nga afër. Po e kuptoj tani se pse ky vëllai im të ka kaq shumë qejf. Se këtej përballë nuk është se paskam ndonjë pamje të bukur me thënë të drejtë. Ti je pamja më e bukur këtu”.
Më pas i dërgon të fala nga një person që Brikena dhe Mateo e kanë përmendur në shtëpi gjatë bisedave të tyre:
“Ke të falja nga tetja, doja me ta thënë edhe ty këtë”.
Por jo vetëm kaq, pasi ai iu jep edhe një mesazh duke u thënë që të mos u besojnë të gjitha gjërave që vijnë në shtëpi për ta, pasi jo gjithmonë janë nga ana e tyre.
“Edhe mos u besoni të gjitha gjërave që vinë vërdallë se nuk janë të gjitha nga ne, që të kuptohemi”, thotë motra e Mateos.
Burimi: botasot.info


