tani do kenaqeni me dosjen kryemadhi pas daljes nga gjkko gjyqtarja pranoi sot se nuk ka asnje prove eshte gjyq politik 69ba8b48dda1b

“Tani do kënaqeni me dosjen”/ Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyqtarja pranoi sot se nuk ka asnjë provë, është gjyq politik

March 18, 2026
1 minut lexim

Pas daljes nga GJKKO që kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi, Monika u shpreh se gjyqtarja pranoi sot se në dosje nuk ka prova dhe se gjyqi është politik sipas saj.

Kryemadhi paralajmëroi se do të publikojë dosjen.

“Avokati është i indinjuar se kishte pritshmëri, unë nuk kisha asnjë pritshmëri te drejtësia e Edi Ramës. Tani do shohim Big Brother e Drejtësisë. Do ta shohin mjerimin ligjor të sistemit të drejtësisë. Një gjë të mirë bëri gjyqtarja, renditi 10 fakte që nuk i përmendi prokuroria. Akuzohem me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë në pyetje.

Analizën financiare e ka bërë një eksperte që dy javë pasi dorëzoi analizën, u kandidua për bordin dhe u përdor aty. Kjo është një drejtësi qesharake. Në Strasburg, zotit Meta i jepet një shans të madh, edhe për të treguar miliona dollarë që janë paguar për një sistem drejtësie. Nuk jam e surprizuar, jam e bindur që është gjyq politik.

Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO, as prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Është betejë në opinionin publik, beteja ligjore ka mbaruar. Beteja jonë është me vetveten dhe me Zotin, marrëdhënien tonë e kemi me Zotin. Sa i përket vendimit të sotëm, ishte vendim nën presion. Gjyqtarja pranoi se në dosje nuk ka asnjë provë.

Vetë prokurorët thonë akuzat janë perceptime. Unë di t’ju them që në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni” – u shpreh Kryemadhi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministri iranian i inteligjences vritet thote izraeli 69ba89d6680d7
Lajmi i mëparshëm

Ministri iranian i Inteligjencës vritet, thotë Izraeli

dushan maksimoviq pretendon se uniforma e veshur ne fotografi nuk perputhet me ato te perdorura ne sulmin e banjskes 69ba8b84bbf3a
Lajmi i radhës

​Dushan Maksimoviq pretendon se uniforma e veshur në fotografi nuk përputhet me ato të përdorura në sulmin e Banjskës

Të fundit nga

Sonte finalja drithëruese në Prizren

Finalja e Ligës Unike pritet me kureshtje mes ekipeve të Kosovës në basketboll, Në finale do të përballen Peja 03 dhe Bashkimi i Prizrenit. Finalja luhet sonte në orën 19:30 në palestrën sportive
ShkoLartë