talebanet ndalojne librat e shkruara nga grate ne universitete 68cced933a703

Talebanët ndalojnë librat e shkruara nga gratë në universitete

September 19, 2025
1 minut lexim

Qeveria talebane në Afganistan ka ndërmarrë një tjetër hap drastik drejt kufizimit të të drejtave dhe arsimit, duke ndaluar përdorimin e librave të shkruar nga gratë në sistemin universitar.

Sipas raportimeve nga BBC, vendimi përfshin ndalimin e rreth 140 librave të autorëve femra, mes tyre edhe tituj shkencorë si “Siguria në Laboratorin Kimik”.

Në total, 680 libra janë përjashtuar nga programet mësimore për shkak të përmbajtjes që konsiderohet “në kundërshtim me Sheriatin” dhe “politikën e talebanëve”. Për më tepër, universiteteve iu ndalua të japin mësim në 18 lëndë të ndryshme, përfshirë të drejtat e njeriut dhe temat mbi ngacmimin seksual.

Një zyrtar taleban u shpreh se këto materiale ishin “kundër vlerave islame”, ndërsa kritikët e shohin këtë si një tjetër hap drejt fshirjes së grave nga sfera publike dhe edukative në vend.

Që nga rikthimi në pushtet në vitin 2021, talebanët kanë vendosur kufizime të rënda ndaj grave dhe vajzave, duke përfshirë ndalimin e shkollimit pas klasës së gjashtë dhe përjashtimin e tyre nga universitetet dhe shumica e vendeve të punës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne lluge te podujeves perurohet shtatorja e heroit afrim zhitia 68ccec8135673
Lajmi i mëparshëm

Në Llugë të Podujevës përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

keds tregon se ne cilat qytete do te kete nderprerje te rrymes sot 68ccf46f2aba3
Lajmi i radhës

KEDS tregon se në cilat qytete do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Të fundit nga

Rufki Suma në listën e LVV-së

Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma do të jetë kandidat për deputet në listës e LVV-së. Kjo është bërë e ditur edhe nga lista zyrtare e publikuar nga LVV. Ai ka
ShkoLartë