taksistet greke ne greve paralizohet athina ankesa ndaj qeverise nuk pranojme rritje taksash 68c14a073363b

Taksistët grekë në grevë, “paralizohet Athina/ Ankesa ndaj qeverisë: Nuk pranojmë rritje taksash

September 10, 2025
1 minut lexim

Një tjetër grevë e taksistëve grekë ka paralizuar Athinën.

Sipas sindikatës së taksistëve të Athinës, kanë nisur një grevë 48-orëshe në kundërshtim të politikave fiskale por edhe të liberalizimit të këtij sektori, çka sipas tyre do të zhysë mijëra taksistë profesionistë në krizë.

Sindikata ankohet se qeveria po përgatit një ligj që parashikon dhënien e licencave për krijimin e kompanive të taksive si dhe hapjen e tregut për kategorinë e mini-busëve.

Në ligj parashikohen rritje taksash dhe klauzola fiskale për të cilat taksistët dyshojnë se janë të qëllimshme për të lehtësuar kompanitë shumëkombëshe të taksive.

Nga ana e saj Ministria Greke e Transportit thotë se sektori i taksive nuk përmbush nevojat e tregut si për cilësinë e mjeteve ashtu edhe për mbulimin më të mirë të kërkesës, kryesisht në zonat turistike ku vihen re fenomene monopoliste dhe abuzimi prej taksive.

Përsa i përket taksave,ministria thotë se edhe ky sektor duhet të deklarojë të ardhurat si çdo biznes ose individ në territorin e Greqisë.

Në jo pak raste janë evidentuar raste me abuzimet me çmimet dhe vjedhje ndaj klientëve, fenomene të cilat duket se kanë krijuar një klimë negative lidhur me këtë sektor në perceptimin e grekëve për drejtuesit e taksive.

Sondazhet e fundit inkurajojnë qeverinë të marrë masa drastike ndaj fenomeneve të abuzimit dhe monopoleve të krijuara në këtë sektor aq jetik për industrinë turistike të vendit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bjellorusia i del ne mbrojtje rusise pas droneve ne poloni zyrtari edhe mbi ne rane u bllokua sistemi i navigimit 68c14854bc921
Lajmi i mëparshëm

Bjellorusia i del në mbrojtje Rusisë pas dronëve në Poloni? Zyrtari: Edhe mbi ne ranë, u bllokua sistemi i navigimit

polonia do te aktivizoje nenin 4 te nato s moska nuk ka prova qe jane drone ruse 68c14e43c027b
Lajmi i radhës

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë