taksistet dalin ne proteste kerkojne uljen e kostove dhe kufizimin e licencave 6af43f2174ec5

Taksistët dalin në protestë, kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave

November 11, 2026
1 minut lexim

Ashtu siç kishin paralajmëruar, shoferët e taksive kanë dalë në protestë ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sindikata e Transportit Taksi ka deklaruar se shkak për protestën është bërë mungesa e reagimit nga institucionet për kërkesat e përsëritura të tyre lidhur me problematikat e sektorit.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Gëzim Karanxha, renditi disa nga arsyet që i kanë çuar taksistët drejt protestës. Ai përmendi numrin e lartë të licencave, cilësinë e karburanteve, taksat e larta dhe mungesën e vendqëndrimeve për taksitë.

Mes kërkesave kryesore të taksistëve janë:

Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë këtë shërbim.

Targat, pulla e Bashkisë dhe licenca të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.

Largimi nga shërbimi i automjeteve që nuk janë të licencuara.

Ulja dhe stabilizimi i çmimit të karburantit, si dhe garantimi i cilësisë së tij.

Trajtimi me përparësi i shërbimit taksi nga organet e qarkullimit rrugor.

Përcaktimi i numrit të licencave në bazë të numrit të banorëve.

Subvencionimi i karburantit, duke qenë se transporti taksi konsiderohet prej tyre si shërbim publik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoti kritikon kurtin papunesia mbetet e larte kostoja e jeteses gati eshte dyfishuar 6af43ec0698a6
Lajmi i mëparshëm

Hoti kritikon Kurtin: Papunësia mbetet e lartë, kostoja e jetesës gati është dyfishuar

rinisin bisedimet shba ukraine rusi ne abu dhabi mes mosmarreveshjeve per ceshtjen e territorit 6af43f585229e
Lajmi i radhës

Rinisin bisedimet SHBA-Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi, mes mosmarrëveshjeve për çështjen e territorit

Të fundit nga

ShkoLartë