takimi trump zelensky presidenti ukrainas mberrin ne shtepine e bardhe 68f28207a4bab

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

October 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Pritet që Zelensky t’i kërkojë Trumpit armë shtesë me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva brenda territorit rus.

Kjo vjen pasi Trump zhvilloi një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin dje, ku të dy udhëheqësit diskutuan luftën.

Pas samitit midis Trump dhe Putin në Alaska, SHBA-të janë përpjekur të rrisin presionin mbi Putinin, duke përfshirë një ndryshim në ndarjen e inteligjencës, që administrata Trump shpreson se do të ndryshojë llogaritjet e udhëheqësit rus për vazhdimin e luftës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi trump putin hungaria nis pergatitjet per takimin e radhes mes presidenteve te shba dhe rusise 68f28058863ab
Lajmi i mëparshëm

Takimi Trump-Putin, Hungaria nis përgatitjet për takimin e radhës mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë

mbyllet tubimi ne tirane mijera shqiptare ne mbeshtetje te uck se 68f28513a1922
Lajmi i radhës

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë