Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, sot realizoi takim pune me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Shoqëror të Republikës së Serbisë, Demo Berisha, me ç’rast u shpreh përkushtim i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e dialogut institucional ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në krijimin dhe zbatimin e politikave publike të orientuara drejt mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të bashkësive, me theks të veçantë në përfshirje, mundësi të barabarta dhe kohezion shoqëror. U theksua gjithashtu nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse, si dhe për vendosjen e mekanizmave më të fortë për shkëmbimin e informatave dhe mbështetjes në nivel ekspertësh.
Bashkëbiseduesit potencuan edhe rolin e bashkëpunimit rajonal si faktor kyç për stabilitet, zhvillim dhe besim të ndërsjellë, duke shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe përmes komunikimit të rregullt dhe aktiviteteve të përbashkëta konkrete.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe i rëndësishëm, me një vizion të qartë të përbashkët për avancimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë.


