takimi sot ne durres me demokratet salianji qellimi eshte ringritja dhe zgjimi i pd se 693076646a6cf

Takimi sot në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD-së

December 3, 2025
1 minut lexim

Ervin Salianji, ndërsa po futej në sallën për takimin me demokratët sot në Durrës, u shpreh se qëllimi i këtyre takimeve është është ringritja dhe zgjimi i PD-së.

“Është salla plot. Ka edhe njerëz jashtë. Është me shumë rëndësi që cilido prej politikanëve, sidomos ata të PD-së, të kthehen te njerëzit. Te kafenetë, te takimet, që të bëjmë të mundur zgjimin e PD-së dhe ngritjen e saj. Do të jem në çdo takim të demokratëve, për t’i dëgjuar njerëzit dhe për të ndarë mendimet se si PD mund të bëhet alternativë që mund ta mundë Edi Ramën.

Në këtë takim janë të gjitha strukturat e PD-së. Janë lista më e votuar e PD-së në Durrës. Janë njerëz që nuk kanë pasur përfaqësim për të qenë pjesë e strukturave. Ne kemi menduar, ashtu si edhe organizatorët, që të jetë një format ku të flitet hapur dhe qartë, për të çuar mendimet atje ku duhet.

Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD-së. Ky është i vetmi qëllim imi”, tha Salianji për mediat.

Në këtë takim që po mbahet nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, janë bashkuar dhjetëra demokratë të Durrësit. Kujtojmë se takimi i sotëm është vijim i atij të mbajtur disa ditë më parë në Tiranë, me kandidatët më të votuar të PD nga listat e hapura të 11 majit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu i reagon avokatit te popullit perfaqesoje emrin qe mban 693075c42087d
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu i reagon Avokatit të Popullit: Përfaqësoje emrin që mban

itali 49 vjecarja gjendet e vdekur ne ankona ne kerkim bashkeshorti i denuar me pare per dhune 693076d38e9de
Lajmi i radhës

Itali/ 49-vjeçarja gjendet e vdekur në Ankona, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë