takimi nderparlamentar be maqedoni e veriut vendi meriton hapjen e negociatave 6928fad11d352

Takimi ndërparlamentar BE–Maqedoni e Veriut: Vendi meriton hapjen e negociatave

November 28, 2025
1 minut lexim

Strasburg, 27 nëntor – Sot në Strasburg vazhdoi në ditën e dytë Takimi i 24-t i Komitetit të Përzier Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut, ku deputetë të kuvendit dhe eurodeputetë diskutuan për procesin e anëtarësimit, fqinjësinë e mirë, stabilitetin rajonal, mjedisin, energjinë dhe digjitalizimin, duke theksuar po ashtu se vendi meriton të hapjen e negociatave, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Deputetët nga Maqedonia e Veriut vlerësuan se raporti i fundit i progresit i Komisionit Evropian pasqyron arritje të rëndësishme, por edhe mangësi që institucionet duhet t’i adresojnë. Ata kanë nënvizuar se marrëdhëniet me vendet e rajonit mbeten të mira dhe në trend pozitiv, me vullnet të qartë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Midis eurodeputetëve që diskutuan këtë temë, dominonte pikëpamja se Republikës së Maqedonisë duhet t’i jepet një shans për të arritur kriteret evropiane duke filluar negociatat e anëtarësimit, dhe ata theksuan se momenti kur BE-ja mund të ketë një histori suksesi, në kushte kur përballet me sfida serioze, nuk duhet humbur.

Në fushën e mjedisit, u theksua progresi sipas Kapitullit 27, përfshirë investimet në menaxhimin e ujërave të ndotura, harmonizimin me standardet e BE-së për cilësinë e ajrit dhe politikat klimatike. Në sektorin e transportit dhe infrastrukturës, u prezantua angazhimi për investime në lidhshmërinë rajonale, digjitalizimin e procedurave dhe kalimin drejt transportit të qëndrueshëm.

Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, ku u prezantuan strategjitë e reja kombëtare, përfshirë SMART/MK 2030, ligjin e ri për komunikimet elektronike dhe strategjinë e sigurisë kibernetike 2025–2028, që synon krijimin e një mjedisi digjital të sigurt dhe modern.

Takimi i 24-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut u përfundua me rekomandime të përbashkëta që u miratuan nga Delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me quajte te shtirur a po prishet miqesia mes albes dhe benites 6928ea3504413
Lajmi i mëparshëm

“Më quajte të shtirur” – a po prishet miqësia mes Albës dhe Benitës?

sot 113 vjetori i shpalljes se pavaresise edi rama mesazh urimi per te gjithe shqiptaret gezuar 692951345bf5f
Lajmi i radhës

Sot 113-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, Edi Rama mesazh urimi për të gjithë shqiptarët: Gëzuar!

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në

Shkupi pëson debakël

Skuadra e Shkupit duket se nuk do të ketë asnjë mundësi që të shpëtojë nga më e keqja, largimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Humbja e sotme në start
ShkoLartë