takimi me muratin dhtik nuk eshte marre asnje vendim rreth nivelit te pages minimale 69036a80e27c1

​Takimi me Muratin, DHTIK: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale

October 30, 2025
1 minut lexim

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), me anë të një komunikate ka bërë një sqarim lidhur me takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. DHTIK njofton se në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Sipas DHTIK, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.

“DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave”, thuhet në sqarim.

Sipas DHTIK-ut, marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët.

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot pati një takim me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ismet grainca njeriu qe iu dha rroga emrave te medhenj te futbollit 69036a74edf8a
Lajmi i mëparshëm

Ismet Grainca, njeriu që iu dha rroga emrave të mëdhenj të futbollit

dosja gerdeci rinis seanca per fatmir mediun perplasje te ashpra gjate gjyqit mos me trego mua 69036b2c74027
Lajmi i radhës

Dosja “Gërdeci”/ Rinis seanca për Fatmir Mediun, përplasje të ashpra gjatë gjyqit: Mos më trego mua…

Të fundit nga

ShkoLartë