takimi i vanhorn me dumanin ambasada e shba diskutuan punen e guximshme te spak 68cc4994e3ed3

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

September 18, 2025
min lexim

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani.



Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve të lartë, që vjen në një kohë kur është hapur gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ishte lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Më herët, gjatë ditës, diplomatja amerikane në Tiranë dha një mesazh të fortë për sistemin e drejtësisë, teksa tha se drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Sipas saj, gjyqtarët e prokurorët kanë përgjegjësinë të mbrojnë drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien.

Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar. Ju keni fuqinë të siguroni që drejtësia të mos jetë thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Keni përgjegjësinë të mbroni drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Dhe keni mundësinë të forconi besimin midis njerëzve dhe institucioneve që i shërbejnë atyre. Kjo punë kërkon guxim – guximin për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë trysnisë”, tha e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Diplomatja VanHorn i bëri deklaratat në aktivitetin në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, prej ku theksoi se Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale, si mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit. Këto parime, përfundoi e Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, janë themeli i besimit mes qeverive dhe popujve të tyre.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

italia miraton ligjin e ri denim me 5 vite kush krijon deepfake me inteligjence artificiale 68cc468f2e85d
Lajmi i mëparshëm

Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

italia miraton ligjin per inteligjencen artificiale 5 vite burg nese 68cc4ad006e8b
Lajmi i radhës

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

Të fundit nga

Fjolla Morina do të hyjë në “BBVK”?

Sonte pritet të jetë një “Prime” i zjarrtë në “BBVK”. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Fjolla Morina mund të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme televizive në Kosovë. Emri
ShkoLartë