takimi i siljanovska davkova me keshillin e ambasadoreve perforcimi i kapaciteteve te jashtme politike te vendit 688a4f0a80a90

Takimi i Siljanovska-Davkova me Këshillin e ambasadorëve: Përforcimi i kapaciteteve të jashtme politike të vendit

July 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 korrik – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, sot zhvilloi takim me përfaqsuesit e Këshillit të ambasadorëve, në të cilën diskutuan për fushat e mundshme për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ide, propozime dhe iniciativa të cilat do të kontribuonin për përforcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme të vendit.

Siç kumtoi Kabineti presidencial, në takim morën pjesë kryetarja e Këshillit të ambasadorëve Aleksandra Naqeva Ruzhin dhe ambasadorët Muhamed Halili, Lupço Arsovski, Iljaz Sabriu, Tihomir Ilievski dhe Ivica Bocevski.

Ata shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të institucionit President, nëpërmjet përcaktimit të prioriteteve të politikës së jashtme, analizave të pavarura dhe eksperte, debateve publike, këshillave dhe konsultimeve për çështjet ndërkombëtare.

“Me qëllim të avancimit të diplomacisë së Maqedonisë, bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e emërimit të ambasadorëve të karrierës si zgjedhje të parë, duke theksuar rëndësinë e përvojës së tyre për përfaqësim të duhur dhe dinjitoz të vendit në botë”, theksohet në kumtesë.

Presidenti përshëndeti ambiciet e ambasadorëve për të nxitur dialogun profesional mbi çështjet me interes kombëtar dhe shprehu gatishmëri për komunikim të mëtejshëm. Duke theksuar se imazhi i parë i shtetit është më i rëndësishmi, Siljanovska-Davkova potencoi se përvoja dhe potenciali që kanë anëtarët e Këshillit mund të jenë ndihmë e madhe në marrjen e vendimeve të caktuara”, shtojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova.

Në takim, ajo riafirmoi angazhimin e saj për përfaqësimin e barabartë të grave në diplomaci dhe përfitimet e krijimit të një Qendre rajonale të ekselencës për gratë, paqe dhe siguri.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet me fqinjët, për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare, thuhet në kumtesë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i kuvendit afrim gashi dekreton ligjin per shkollat fetare permbyllet procedura parlamentare 688a49e49f15e
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi Dekreton Ligjin për Shkollat Fetare, përmbyllet Procedura Parlamentare

apeli i auron tares te riparohen urat mbi vjose atraksion turistik per te huajt dhe mundesi komunikimi per fshatrat 688a586a6c099
Lajmi i radhës

Apeli i Auron Tares: Të riparohen urat mbi Vjosë, atraksion turistik për të huajt dhe mundësi komunikimi për fshatrat

Të fundit nga

ShkoLartë