takimi i rames me deputetet dhe drejtuesit e partise ne tirane ps zbulon oren e degjeses ja si do te funksionoje organizimi i ri 6a94193054503

Takimi i Ramës me deputetët dhe drejtuesit e partisë në Tiranë, PS zbulon “Orën e Dëgjesës”. Ja si do të funksionojë organizimi i ri

August 30, 2026
min lexim

Mësohen detaje të reja nga takimi i kryeministrit Edi Rama të shtunën me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, njëherazi deputet i kryeqytetit, tregon se “Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”.

Sipas tij, kjo do të jetë një kohë e posaçme dhe e rregullt, kur deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve: për t’i dëgjuar, për të marrë përsipër çështjet e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje.

Në këtë takim është bërë një zbërthim i detajuar i “Pranisë Besnike”. Sepse prania, thotë Gogu, nuk matet me sa takime bëjmë, por me sa njerëz dëgjojmë dhe sa çështje çojmë deri në fund. Kjo është edhe BESA jonë: kush troket, dëgjohet; çfarë marrim përsipër, ndiqet; çdo qytetar merr përgjigje.

Vetë kryeministri Rama e komentoi këtë takim si të dobishëm për organizimin e “Pranisë Besnike”, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të “PasqyrAlbania”, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.

Tirana ka një specifike për shkak të ngërçit të krijuar me paraburgimin e kryetarit në detyrë Erion Veliaj, ngërç që u bë edhe më i fortë pasi Veliaj i hoqi kompetencat e kryetarit, zëvendëses së tij Anuela Ristani.

Një ditë më parë kryeministria konfirmoi se Veliaj është kryebashkiaku ndërsa çështja duket se ka qenë temë diskutimin edhe në konsultimet e kryeministrit Rama me avokatin e kryebashiakut gjatë takimit të një ditë më parë me drejtuesit politikë të qarkut.

Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së kanë nisur në qarqe shpjegimin dhe vënien në veprim të “Pranisë Besnike”. Atyre u është dhënë një dokument i unifikuar se si ta prezantojnë këtë nismë të kryeministrit Edi Rama, të anonçuar në fund të korrikut.

Një seksion i veçantë i kushtohet komunikimit publik, ku duhet të theksohet se “nuk është sfidë vetëm beteja për faktet, por lufta për perceptimin e realitetit”.

Komunikimi i drejtuesve politikë duhet të jetë sqarues, thuhet në dokument, në një kohë kur një manipulim mund të ushqehet nga një pakënaqësi e vërtetë, një ndjenjë mund të kthehet në fakt nga përsëritja dhe një pakicë e zhurmshme mund të duket si shumicë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani propaganda nuk mund ta fshije te verteten serbia ende fle mbi varrezat masive 6a9418b3e1036
Lajmi i mëparshëm

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

izraeli thote se djali i netanyahut eshte evakuuar urgjentisht nga shba ja pas kercenimit 6a94199068973
Lajmi i radhës

Izraeli thotë se djali i Netanyahut është “evakuuar urgjentisht” nga SHBA-ja pas kërcënimit

Të fundit nga

ShkoLartë