takimi i radhes i komisionit per ceshtje historike dhe arsimore pala bullgare nuk ka perparim 690fee4f284a0

Takimi i radhës i komisionit për çështje historike dhe arsimore, pala bullgare: Nuk ka përparim

November 9, 2025
1 minut lexim

Sofje, 8 nëntor – Tekstet e reja shkollore të lëndës Histori dhe Shoqëri për klasën e pestë dhe të gjashtë kanë qenë temë e takimit të komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u mbajt dje në Shkup.

“Gjatë takimit, pala maqedonase dorëzoi tekstet e reja të lëndës Histori dhe Shoqëri për klasat e V-ta dhe VI-ta. Duke marrë parasysh realitetin e ri, u diskutua për qasjen dhe metodologjinë e ardhshme lidhur me shqyrtimin e këtyre teksteve. Diskutimi mbi këtë temë do të vazhdojë në takimin e radhës”, njoftoi ekipi i RMV-së në komision.

Ndërkohë, mediat bullgare raportuan se nga takimi nuk ka pasur përparim.

“Pavarësisht qëndrimit deklarativ të kolegëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për punë efikase të komisionit, u konfirmuan dallimet në kuptimin e natyrës së tij”, ka deklaruar për agjencinë BTA pala bullgare e komisionit.

Gjatë takimit është nënshkruar procesverbali i mbledhjes së 31-të, ndërsa ka vazhduar harmonizimi i procesverbalit të mbledhjes së 32-të.

“Theksojmë se ekipi maqedonas, përmes një qasjeje proaktive për ndërtimin e besimit, vazhdon të punojë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, mbi bazën e respektit të ndërsjellë për të drejtën sovrane të secilës palë për perceptime të ndryshme mbi të kaluarën”, thuhet në njoftim.

Takimi i ardhshëm i komisionit do të mbahet në gjysmën e parë të dhjetorit në Sofje.

Komisioni i Përbashkët maqedono-bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht 2017. (Portalb.mk)

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi pret ish kryetarin e burses miqesia dhe bashkepunimi jane ura qe lidhin vendet tona 690fe7344974f
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi pret ish-kryetarin e Bursës: Miqësia dhe bashkëpunimi janë ura që lidhin vendet tona

sot zgjedhje ne 5 bashki mbi 334 mije qytetare me te drejte vote shperndahet bazat materiale neper kzaz 691029a389039
Lajmi i radhës

Sot zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet bazat materiale nëpër KZAZ

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë