takimi i pare i presidentit te perkohshem te sirise me vladimir putin pas renies se bashar al assad 68efdd5358bcc

Takimi i parë i presidentit të përkohshëm të Sirisë me Vladimir Putin, pas rënies së Bashar al-Assad

October 15, 2025
1 minut lexim

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Al-Shaara ka udhëtuar drejt Moskës për një takim me presidentin rus Vladimir Putin ditën e sotme. Ky takim “shënon” kontaktin e parë midis Trump dhe Al-Shaara.

Ky takim ishte i veçantë duke ditur se Putin ka dhënë mbështetje të theksuar te paraardhësi i Al-Ashaara, Bashar al-Assad.

Pas rrëzimit të regjimit të al-Assad, ky i fundit është larguar drejt Rusisë, ku ju dha dhe azil atij dhe familjes së tij.

Ndërkaq,Putin ka thënë se të dy vendet ka qenë miqësore për më shumë se 80 vjet dhe se marrëdhënia e Rusisë me Sirinë nuk lidhet me rrethanat politike.

“Gjatë këtyre dekadave, ne gjithmonë jemi udhëhequr nga një gjë: interesat e popullit sirian.”– ka thënë udhëheqësi rus.

Ky i fundit e ka quajtur përmbysjen e regjimit të Asadit një sukses të madh deh një hap drejt konsolidimit shoqëror.

Ka përmendur gjithashtu se zgjedhjet e fundit parlamentare të Sirisë do të forcojnë bashkëpunimin midis të gjithave forcave politike në vend.

Më herët këtë vit, qindra njerëz u vranë në ditë dhune në Sirinë jugore, e cila filloi me përleshje midis anëtarëve të grupit minoritar Druze dhe fiseve beduine dhe më pas shkaktoi një ndërhyrje ushtarake.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lladrovci mbledh partine pas fitores nga ketu nisemi ne betejen e re per fitore te reja te pdk se aty ku eshte ne balotazh 68efdc40e742c
Lajmi i mëparshëm

Lladrovci mbledh partinë pas fitores: Nga këtu nisemi në betejen e re për fitore të reja të PDK-së aty ku është në balotazh

lirimi i hapesirave publike rama publikon videon lagje me lagje 68efe212ac770
Lajmi i radhës

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë