takimi i aruba s ekspozon ramen si kreun e nje koalicioni me baze te gjere kartel qeveri gjin gjoni be dhe shba te reagojne 68d599f589853

“Takimi i Aruba-s ekspozon Ramën si kreun e një koalicioni me bazë të gjerë kartel-qeveri”, Gjin Gjoni: BE dhe SHBA të reagojnë!

September 25, 2025
1 minut lexim

Deputeti i PD Gjin Gjoni në një postim në rrjetin social facebook akuzon kryeministrin Rama se në takimin e Aruba-s u ekspozua si kreu I një koalicioni me bazë të gjerë kartel-qeveri/

Gjoni shkruan se si asnjë lider tjetër në Evropë, Rama u ka dhënë karteleve jo vetëm vende në Parlament dhe Bashki, por u ka vënë në dispozicion një port, banka, Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe drejtësinë e re

“Me paratë që pastrojnë kartelet në ndërtim në Tiranë dhe bregdet, nga Dhërmiu në Shëngjin, Edi Rama merr përqindje nga studiot arkitekturore, nga Belgjika në Holandë.

Kartelet e Edi Ramës kanë përgjakur Elbasanin, ku gjatë dekadës së fundit janë vrarë 30 persona; kanë përgjakur Shkodrën e Kulturës, ku nga përplasjet e bandave janë mbi 40 të vrarë; kanë përgjakur Lezhën, Mirditën, Kurbinin, Durrësin, Vlorën dhe Fierin.

Edi Rama ka ekspozuar ndërtuesit përballë fuqisë së karteleve të drogës, teksa, si një antishqiptar që është, u ka vendosur Portin e Durrësit në dispozicion të grupeve kriminale të Aleksandër Vuçiçit”, shkruan deputeti demokrat Gjin Gjoni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski eshte vene ne funksion radari ne aeroportin e shkupit 68d59893a9837
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Është vënë në funksion radari në Aeroportin e Shkupit

arteta kerkon dy yjet e la liges 68d59a535e3aa
Lajmi i radhës

Arteta kërkon dy yjet e La Ligës

Të fundit nga

ShkoLartë