takimet ne shba publicisti nga gjermania mbeshtet kurtin shperthen me akuza ndaj grenellit dhe rames 68def140e26c4

Takimet në SHBA, publicisti nga Gjermania mbështet Kurtin – ‘shpërthen’ me akuza ndaj Grenellit dhe Ramës!

October 2, 2025
min lexim

Në zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike që përfshijnë raportet Kosovë-SHBA, vëmendja është përqendruar te qëndrimet dhe reflektimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në lidhje me vizitat e fundit dhe takimet e vazhdueshme që zhvilluan ditë më parë liderët shtetëror, kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në SHBA, foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Së pari, tha se Kurti është paragjykuar për deklarimet e tij të mëparshme nga diplomatët e SHBA-së, por që tani kryeministri në detyrë ka reflektuar pozitivisht dhe e konsideron Amerikën aleat kryesor, por pranon që ka dallim.

Image

Idriz Zeqiraj.

“Disa zyrtarë dhe diplomatë amerikanë e paragjykojnë Albin Kurtin sipas disa deklarimeve të dikurshme, për raportet Kosovë-SHBA, kur, pothuaj se, çmendurisht, thoshte se “Amerika është partner i luftës, i të shkruarës, por jo edhe i të tashmes dhe të ardhmes”! Dhe, këtë e pohonte para se të këtë siguruar një partner më mik, më të fuqishëm se sa Amerika!

Por, aktualisht, Kurti ka reflektuar pozitivisht dhe flet ndryshe, duke e konsideruar SHBA-në partner -par exelance-, të dorës së parë. Dhe, kjo është domethënëse. Megjithatë, ai nuk mohon dallimet, kryesisht, për veprimet në veriun e Kosovës dhe Asociacionin, duke i ripohuar në zemër të Amerikës. “Nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit në veri”, – thotë ai. Ai është kundër strukturave ilegale në veri, sepse “nuk mund t`ua lërë barrë brezave shqiptarë!” Ngulmimin e tij për sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, e arsyeton bindshëm dhe për këtë meriton mirëkuptim të shqiptarëve të kudondodhur, të BE-së, SHBA-së, si dhe të botës demokratike ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, Zeqiraj potencoi se po të ishin në linjë edhe politikanët tjerë shqiptarë me Kurtin, atëherë nuk do ishte Kosova nën sanksione dhe as nuk do vinte pezullimi i Dialogut Strategjik.

Madje, ai kritikoi me emër disa politikanë.

“Realisht, sipas Kurtit, ka dallime mes Kosovës dhe Amerikës “në taktika dhe veprime, por jo në vlera, interesa dhe parime”. Kam bindjen, po të mendonin dhe vepronin shqiptarët njësoj si Albini, dje as sot, nuk do të ishim nën sanksione dhe as nuk do të ndodhte pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik i Kosovës me SHBA-në. Krejt në një linjë me Serbinë ishte dhe vazhdon të jetë kryeministri skandaloz, Edvin Rama, i cili i kërkon Kosovës, madje ngulmueshëm, ta bëjë Asociacionin, qoftë edhe të njëanshëm, edhe pse e dinë se është -kancer i Kosovës-, madje në çfarëdo forme që të bëhet ai. Dhe, këtë e konfirmojnë njohësit juridikë vendorë dhe ndërkombëtarë”.

Tutje, publicisti nga Gjermania komentoi edhe emisarin Grenell dhe qëndrimet e tij në raport me Kurtin dhe Kosovën, derisa kishte kritika të shumta.

Kjo pasi që, sipas tij Grenell ka qasje pro-serbe.

“Tashmë, nuk ka asnjë mëdyshje se Albin Kurti është një lider ndryshe. Vërtet, majtizmi i tij nuk është për lakmi. Megjithatë, ai ka një qëndrim, thellsisht, atdhetar dhe çështjen kombëtare e ka parësore. Emisari i administratës Trump, Grenell, ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës, për rrëzimin intrigues të Qeverisë Kurti 1, e cila qeverisej nga të vetmet subjekte politike parlamentare të pa kriminalizuara, siç janë LVV dhe LDK. Rrjedhojat e komplotit konspirativ të Grenellit, vazhdon t`i vuajë edhe sot Kosova.

Eksponentët e opozitës dhe zyrtarët e Qeverisë Rama, edhe pse e dinë se Grenell është agjent legal, i paguar i Serbisë, vardisën pas tij. Ndërkohë që shqiptarët duhet të ishin unik dhe t`ia bënin të qartë Presidentit Trump dhe administratës së tij, se Grenell nuk duhet të këtë qasje në çështjet e Kosovës, sepse nuk mund të jesh mik i Kosovës, duke pasur edhe detyrime agjenturore, për llogari të Serbisë”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, Zeqiraj komentoi edhe takimet e liderëve të Ballkanit me Grenell dhe përfshirjen e mëvonshme të presidentes Osmani.

“Emisari Grenell zhvilloi takime me udhëheqës të Ballkanit, veç e veç dhe në grup, përfshirë edhe me delegacionin e Shqipërisë, të kryesuar nga krye kuvendarja Elisa Spiropali. Ndërsa nuk takoi liderët e Kosovës. Megjithatë, Presidentja Osmani u inkuadrua me vonesë, në një takim kolektiv të Grenellit. Sidoqoftë, ky zyrtar kontravers, ka lënë një shije të hidhur në politikën kosovare. Dhe, përzierja intriguese e mëtejme e tij në çështjet e Kosovës, është e padëshirueshme.

Angazhimi i tij, përkrah Edvin Ramës, kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, janë cinike dhe lënduese, për shumë qindra familjare, të cilave Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ua ka ekzekutuar familjarët e tyre, tashmë, të cilësuara si vrasje politike, të listuara nga SHTAB-i i Rognerit, me seli në Tiranë”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

befasia e madhe ishte humbja e notingem forestit 68def0f388845
Lajmi i mëparshëm

Befasia e madhe ishte humbja e Notingem Forestit

foto u gjet i vrare ne babrru ky eshte 40 vjecari hajdar ismailgeci 68def1a52b2e0
Lajmi i radhës

Foto/ U gjet i vrarë në Babrru, ky është 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci

Të fundit nga

ShkoLartë