takim selami shabani qelaj per bashkepunim me te mire ndermjet institucioneve 69d6d1aa8481f

Takim Selami – Shabani– Qelaj për bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve

April 9, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Avokati i Popullit, Mr. Faton Selami, realizoi takim me ombudsmanët e Republikës së Shqipërisë, Pof.Dr..Endrit Shabani dhe të Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj.

Në takim, i pari i këtij lloji, u shkëmbyen përvoja nga puna e institucioneve, para së gjithash në aspektin e organizimit institucional, mënyrës së veprimit sipas parashtresave, statusit të shërbimit profesional, ndërsa theks i veçantë iu kushtua mënyrës së financimit, për arsye se pavarësia financiare është thelbësore për këto institucione.

Avokati i Popullit, Mr. Faton Selami, në mënyrë të përmbledhur i njoftoi kolegët e tij edhe me konstatimet më të rëndësishme nga Raporti Vjetor për vitin 2025, me planet dhe sfidat e tij për punën gjatë vitit aktual, si dhe u diskutua për përgatitjet lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit.

Në këtë drejtim, Avokati i Popullit, Mr. Selami, theksoi se institucioni në periudhën në vijim do të duhet të përballet me sfidën më të madhe – përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, të cilat do të jenë në përputhje me Parimet e Parisit, e që do t’i mundësojnë në të ardhmen të aplikojë për akreditim dhe për marrjen e statusit A, përkatësisht të bëhet Institucion Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, status të cilin tashmë e ka Zyra e Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë.

Duke folur për temat aktuale nga puna e tij, Avokati i Popullit, m-r Faton Seljami, i informoi mysafirët e tij se deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar një iniciativë për ndryshime dhe plotësime të disa ligjeve, me qëllim që ato të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me ç’rast më në fund në praktikë do të mund të realizohet e drejta për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se çdo shkëmbim i përvojave është me dobi të madhe, pasi institucionet vijnë nga shtete fqinje dhe se në të ardhmen bashkëpunimi i ndërsjellë duhet të forcohet dhe thellohet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me ne fund zajmina vasjari i ben publike imazhet e dy femijeve te saj 69d6cb7761259
Lajmi i mëparshëm

Më në fund Zajmina Vasjari i bën publike imazhet e dy fëmijëve të saj

vlen zevendeskryeministri sali eshte autorizuar qe te mbroje ligjin per perfaqesim te drejte ne kuvend 69d6d2ecb61f1
Lajmi i radhës

VLEN: Zëvendëskryeministri Sali është autorizuar që të mbrojë Ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë