takim osmani prattipati diskutojne zgjedhjet e reja 691f36204ecd5

Takim Osmani-Prattipati, diskutojnë zgjedhjet e reja

November 20, 2025
1 minut lexim

Pasi shpërndau Kuvendin e caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në njoftim.

Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Osmani e nënshkroi pas takimit që mbajti me liderët e partive, e që erdhi pas dështimit të djeshëm për formimin e Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova gati per sfiden e madhe foda vlereson sllovakine 691f36138800e
Lajmi i mëparshëm

Kosova gati për sfidën e madhe: Foda vlerëson Sllovakinë

denim rekord ne spanje kompania meta detyrohet tu paguaje 540 milione euro mediave zbulohet shkaku 691f36ef95b2f
Lajmi i radhës

Dënim rekord në Spanjë, kompania “Meta” detyrohet t’u paguajë 540 milionë euro mediave, zbulohet shkaku!

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë