takim misajllovski pirs ne londer bashkepunimi ne mbrojtje mes maqedonise se veriut dhe britanise se madhe ne nivelin me te larte 6877e822d99f1

Takim Misajllovski – Pirs në Londër: Bashkëpunimi në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe në nivelin më të lartë

July 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 korrik – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili është për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, këtë mëngjes u takua me përfaqësuesen e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs, me të cilën diskutuan stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, sfidat gjeopolitike dhe zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve aleate.

“Mbretërinë e Bashkuar e konsiderojmë si një nga aleatët më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm në Aleancë. Bashkëpunimi ynë në mbrojtje është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i dukshëm, veçanërisht përmes numrit të madh të aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetjes britanike në zhvillimin e mbrojtjes dhe të Armatës”, theksoi ministri.

Misajllovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, mbajti fjalim edhe për sigurinë rajonale, për të cilën ai e quajti “jashtëzakonisht të rëndësishme në kohë sfidash serioze gjeopolitike”, duke konfirmuar se Armata e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të kontribuojë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Shtoi se si një nga shtyllat e sigurisë rajonale, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes së Armatës në këtë mision.

large

Në kuadër të vizitës, Misajllovski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, zhvilluan takim edhe me nënsekretarin parlamentar të shtetit dhe ministrin për Shërbime, Biznese të Vogla dhe Eksport në Ministrinë e Biznesit dhe Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Tomas, me të cilin diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen në fushën e prodhimit të dedikuar, duke marrë parasysh deklaratën e përbashkët nga Samiti i NATO-s në Hagë, ku aleatët u zotuan për përforcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimin e teknologjive të reja dhe të përparuara.

Nga Ministria shtojnë se në mbështetje të këtij qëllimi, ministri Misajllovski zhvilloi takim me disa organe qeveritare në Agjencinë për eksport dhe investime të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilat punojnë në fushën e sigurisë kibernetike, financimin dhe mbështetjen e projekteve, zhvillimin e teknologjive të reja dhe të përparuara në industrinë e mbrojtjes dhe në pjesën e furnizimeve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zuckerberg perballet me gjyq prej 8 miliarde dollaresh per skandalin e privatesise ne facebook 6877e4dadd498
Lajmi i mëparshëm

Zuckerberg përballet me gjyq prej 8 miliardë dollarësh për skandalin e privatësisë në Facebook

fillon ndertimi i parkut te eres ne shtip investim prej 500 milione dollaresh ne rajonin lindor 6877eb6ae0f07
Lajmi i radhës

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor

Të fundit nga

ShkoLartë