takim i lidereve te bashkimit evropian ne shkup fokus ne planin per rritje 685fae887c2c3

Takim i liderëve të Bashkimit Evropian në Shkup: Fokus në Planin për Rritje

June 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 qershor – Të hënën dhe të martën, Shkupi do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do t’i kushtohet zbatimit të Planit për Rritje për rajonin. Në takim do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, përcjell Zhurnal.mk.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se të hënën është planifikuar një takim tet-a-tet mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres Kos, pas të cilit do të pasojë një takim bilateral me delegacione të zgjeruara nga të dyja palët.

Pjesa kryesore e agjendës është paraparë për të martën, kur do të mbahen dy panele. Paneli i parë do të fokusohet në Planin për Rritje për Ballkanin Perëndimor, ku do të mbajnë fjalime kryeministri Mickoski dhe komisionerja Marta Kos. Pas panelit është planifikuar një konferencë për shtyp e përbashkët.

Paneli i dytë do të jetë i përqendruar në mekanizmat konkretë për mbështetjen dhe zbatimin e Planit për Rritje, ku do të marrin pjesë ministra nga rajoni, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.

Siç ka konfirmuar Komisioni Evropian, në takimin në Shkup, përveç kryeministrit Mickoski, do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6028
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Po ndërtojmë jetë më të shëndetshme për çdo familje në Strugë (VIDEO)

pl shqiperia rrezikon te behet e varur nga importet e qumeshtit dhe nenprodukteve 685fb7e9f1661
Lajmi i radhës

PL: Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve

Të fundit nga

“OZR”, panair me prodhime vendore në Kumanovë

1 Kumanovë, 7 dhjetor – Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik, Hartim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Kumnaovës, nga data 25
ShkoLartë