takim i lidereve per shfuqizimin e qeverise teknike dhe arritjen e konsensusit per ligjet reformuese 695ea8392ed26

Takim i liderëve për shfuqizimin e Qeverisë teknike dhe arritjen e konsensusit për ligjet reformuese

January 7, 2026
1 minut lexim

Shkup, 7 janar – Me qëllim hapjen e një dialogu për çështjet kyçe politike, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh. Sipas paralajmërimeve, takimi do të mbahej brenda shtatë deri në dhjetë ditë, para nisjes së tij drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa fokusi do të vihej në sigurimin e konsensusit për ligjet reformuese dhe mundësinë e shfuqizimit të qeverisë teknike.

Në intervistën e Krishtlindjes për TV Alfa, Mickoski shprehu pritjen që të gjithë liderët e koalicioneve parlamentare ta pranojnë ftesën, duke theksuar se rendi i ditës mund të plotësohet dhe zgjerohet edhe me propozime nga pjesëmarrësit.

Kryeministri theksoi se për çështjet me rëndësi thelbësore për shtetin është i domosdoshëm një marrëveshje më e gjerë politike, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian.

– Të bisedojmë për Avokatin e Shtetit dhe për të gjitha temat e tjera. Të tregojmë pjekuri politike kur para nesh qëndron qëllimi – anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Për ligjet tashmë ka mendime pozitive edhe nga Komisioni i Venecias edhe nga Zyra e Komisionit Evropian, prandaj nuk ka arsye të mos ulemi dhe të bisedojmë hapur – theksoi Mickoski.

Sa i përket qeverisë teknike, ai rikujtoi se edhe përfaqësues të LSDM-së para zgjedhjeve të fundit kishin shprehur qëndrimin se ajo nuk është më e nevojshme. Sipas tij, qeveria aktuale tregon një përfshirje më të madhe, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në një periudhë kur po zbatohen reforma thelbësore të sistemit politik dhe reforma që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE, për një pjesë të të cilave është i domosdoshëm konsensusi.

– Para zgjedhjeve, udhëheqja e LSDM-së thoshte se ishte për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndaj mbetet të shihet nëse do të qëndrojnë në atë qëndrim. Nuk do të doja të hynim në këto ndryshime pa një marrëveshje të gjerë, sepse mendoj se ndryshimet në sistemin politik duhet të miratohen me konsensus. Nëse ekziston pajtimi se qeveria teknike e pengon sistemin dhe hap dilema kushtetuese, atëherë duhet t’i bëjmë këto ndryshime së bashku – porositi kryeministri Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u tall me brikenen reagojne nga instagrami zyrtar i mateos nuk kam dashur te lendoj askend 695ea351b4eaa
Lajmi i mëparshëm

U tall me Brikenën, reagojnë nga Instagrami zyrtar i Mateos: Nuk kam dashur të lëndoj askënd

bekim sali nga vrapcishti koha per drejtim te ri dhe zhvillimor 695ea8ee04412
Lajmi i radhës

Bekim Sali nga Vrapçishti: Koha për drejtim të ri dhe zhvillimor

Të fundit nga

ShkoLartë