Në ditën e dytë të vizitës në Republikën e Kosovës, Avokati i Popullit, z. Faton Selami, së bashku me homologët e tij nga Kosova, z. Naim Qelaj, dhe nga Shqipëria, z. Endrit Shabani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Gjatë takimit, Кryetari i Кomunës i njoftoi me kompetencat e tij, sfidat me të cilat përballet në ushtrimin e detyrës, si dhe me planet për zhvillimin e qytetit.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit, z. Faton Selami, prezantoi institucionin e Avokatit të Popullit, kompetencat e tij dhe mënyrën e funksionimit të institucionit. Bashkëbiseduesit u pajtuan se transparenca dhe qasja e institucioneve ndaj qytetarëve, si dhe realizimi i të drejtave të tyre para njësive të vetëqeverisjes lokale, duhet të jenë prioritet në punën e tyre.
Burimi: alfax.mk


