takim durmishi kolumbia do te sigurojme mbeshtetje per lidershipin e grave te rinjte dhe zhvillimin social 68d57bd2dc801

Takim Durmishi-Kolumbia: Do të sigurojmë mbështetje për lidershipin e grave, të rinjtë dhe zhvillimin social

September 25, 2025
1 minut lexim

Shkup 25 shtator – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmshi u takua sot me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia. Në takim, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë ministritë e resorit, përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që synojnë promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social.

Fokusi i bisedës ishte forcimi i pozitës së grave në shoqëri, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, sipërmarrësisë dhe zhvillimit të aftësive udhëheqëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe politikave për barazinë gjinore dhe parandalimin e diskriminimit, si parakusht kryesor për rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në të njëjtën kohë, u diskutuan edhe iniciativat për zhvillimin e politikave për të mbështetur të rinjtë, duke siguruar qasje më të madhe në arsim cilësor, trajnime në shkathtësitë moderne, mundësi punësimi dhe përfshirje aktive në proceset e vendimmarrjes.

Ministri Durmshi dhe Kolumbia biseduan edhe për rëndësinë e Samitit të dytë botëror për zhvillim social, i cili do të mbahet nga 4 deri më 6 nëntor në Doha, Katar. Samiti do të jetë platformë globale për të rinovuar dhe përforcuar angazhimet kryesore të Programit të Veprimit të Kopenhagës – çrrënjosja e varfërisë, krijimi i vendeve të denja të punës, promovimi i gjithëpërfshirjes sociale dhe barazisë.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, sektori privat dhe bashkësia akademike. Për më tepër, do të miratohet Deklaratë politike që do t’i detyrojë vendet anëtare të ndërmarrin hapa konkretë në avancimin e politikave sociale dhe në përmbushjen e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

Në takim, u shpreh angazhim i përbashkët për të intensifikuar partneritetin midis Qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara, me qëllim të mbështetjes së pavarësisë ekonomike të grave, krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve përmes iniciativave konkrete.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

555089150 122177589860556570 7957485303567105133 n
Lajmi i mëparshëm

Lukrovski: Së bashku me shoqatat do të ndërtojmë bashkëpunim sistematik për trajtim më të mirë të pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara

fatmir limani nga kercova fitorja eshte kur qytetaret zgjedhin ate qe i bashkon jo perjashton video 68d57c73328b1
Lajmi i radhës

Fatmir Limani nga Kërçova: Fitorja është kur qytetarët zgjedhin atë që i bashkon, jo përjashton (VIDEO)

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë