takim bozhinovska sllaveski prioritet stabiliteti financiar dhe energjetik 68889afee7b26

Takim Bozhinovska-Sllaveski: Prioritet stabiliteti financiar dhe energjetik

July 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 korrik – Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska realizoi takim me guvernatorin e Bankës popullroe, Trajko Sllaveski, ku u bisedua për projektet rrjedhëse energjetike dhe implikimet e tyre financiare ndaj kompanive dhe ekonomisë.

Siç kumtoi Ministria e Energjetikës, në fokus të bisedës ishin ndikimet e rregullativave të reja për dekarbonizim dhe tranzicion të gjelbër energjetik të Bashkimit Evropian, të cilat sjellin sfida të rëndësishme, por edhe mundësi për zhvillim të burimeve ripërtëritëse të energjisë në vendin tonë, si dhe rëndësinë e tyre për kompanitë vendore dhe ekonominë në përgjithësi.

U cek se për kompanitë është e nevojshme mbështetja në adaptimin ndaj këtyre ndryshimeve, në mënyrë që të ulen ngarkesat financiare dhe të ruhet konkurrenca e tregut vendor.

Guvernatori Sllaveski dhe ministrja Bozhinovska u dakorduan se sektori financiar është mbështetësi kryesor i tranzicionit drejt qëndrueshmërisë më të madhe energjetike, në përputhje m bashkëpunimin mes Ministrisë së Energjetikës dhe Bankës popullore është me rëndësi për krijim të masave të cilat do ta mbështesin ekonominë në tërësi, posaçërisht në kushte të sfidave globale ekonomike, qëndron në kumtesë.

Në takim gjithashtu u cek se zhvillimi i sektorit energjetik dhe të minierave është me rëndësi kyçe për përforcimin e pavarësisë financiare të vendit dhe sigurimin e stabilitetit energjetik i cili do t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe kompanive dhe do të sigurojë rezistencë të vendit drejt tronditjeve të jashtme ekonomike.

Nga Ministria e Energjetikës shtojnë se në periudhën në vijim do të punohet në nisma konkrete dhe politika për lehtësim të qasjes drejt mjeteve financiare për investime në energji të gjelbër dhe modernizim teknologjik, me qëllim që të mbështetet rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria, por që të sigurohen zgjidhje efektive të cilat do t’i mbështesin kompanitë në procesin e adaptimit, si dhe stabilitet të ekonomisë nacionale.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa mes zjarreve dhe permbytjeve rumani tre viktima dhe dhjetera te zhdukur 688897f30c296
Lajmi i mëparshëm

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve/ Rumani, tre viktima dhe dhjetëra të zhdukur

hapen aplikimet per fakultetin e sigurise e hetimit maturantet afat deri me 3 gusht 68889ca418de5
Lajmi i radhës

Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht

Të fundit nga

ShkoLartë