takim bilateral i mce murtezani me ministrin e ri serb per integrime evropiane staroviq 6863f75091359

Takim bilateral i MÇE Murtezani me ministrin e ri serb për integrime evropiane, Staroviq

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 korrik –  Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot, në margjinat e Samitit të përkushtuar për Planin e Rritjes së BE-së që mbahet në Shkup, mbajti takim bilateral me Ministrin për Integrime Evropiane të Republikës së Serbisë, Nemanja Staroviq. Me këtë rast, Ministri Murtezani e uroi Ministrin Staroviq për emërimin e tij në këtë funksion dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë me dinamikë dhe proaktivitet të ri në drejtim të avancimit të agjendës evropiane të rajonit.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=189&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F07%2Ftakim bilateral i mce murtezani me ministrin e ri serb per integrime evropiane staroviq%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

Murtezani dhe Staroviq diskutuan thellimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në kontekstin e zbatimit të Planit të Rritjes, i cili paraqet mundësi të përbashkët për përforcimin e lidhshmërisë ekonomike rajonale dhe përafrimin me politikat evropiane. Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e deritanishëm bazuar në Memorandumin për mirëkuptim midis dy ministrive, si dhe në mundësitë e reja për nisma me interes të ndërsjellë, duke përfshirë programet ndërkufitare për zhvillim dhe lidhshmërinë infrastrukturore.

Ministrat theksuan rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe të koordinuar të reformave evropiane në rajon, si parakusht për realizimin e përfitimeve ekonomike dhe institucionale të parashikuara nga qasja e re e BE-së. Në këtë drejtim, u shpreh gatishmëri e përbashkët për vazhdimin e komunikimit e ngushtë dhe veprimit të përbashkët drejt integrimit të plotë evropian të të dy vendeve.

FOTO1 1

FOTO 1

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani nga samiti i lidereve per ballkanin perendimor reformat dhe tregu i perbashket jane udherrefyesi yne drejt stabilitet unitet dhe se ardhmes 6863f26550883
Lajmi i mëparshëm

Murtezani nga Samiti i Liderëve për Ballkanin Perëndimor: Reformat dhe tregu i përbashkët janë udhërrëfyesi ynë drejt stabilitet, unitet dhe së ardhmës

shqiperia evakuon nga irani pese persona 686400ec7cbbb
Lajmi i radhës

​Shqipëria evakuon nga Irani pesë persona

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë