tajlanda dhe kamboxhia bien dakord per armepushim 694f8fe62e4b8

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
1 minut lexim

Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord sot për një “armëpushim të menjëhershëm” në konfliktin e tyre kufitar që ka vrarë të paktën 47 persona dhe ka zhvendosur gati një milion të tjerë në tre javë, sipas një deklarate të përbashkët.

“Të dy palët bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm, me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët, e cila hyn në fuqi në orën 12:00 [ora lokale] më 27 dhjetor 2025”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të dy shteteve fqinje në Azinë Juglindore.

“Të dyja palët bien dakord t’u lejojnë qytetarëve që banojnë në zonat kufitare të prekura të kthehen në shtëpitë e tyre, sa më shpejt të jetë e mundur, pa pengesa dhe në siguri dhe dinjitet të plotë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Gjithashtu përfshin ngrirjen e pozicioneve ushtarake, çminimin e zonave kufitare, bashkëpunimin policor kundër krimit kibernetik dhe lirimin e 18 ushtarëve kamboxhianë nga Bangkoku pas 72 orësh të një armëpushimi efektiv.

Sipas raporteve të fundit zyrtare, 47 persona janë vrarë gjatë tre javëve të fundit, 26 në anën tajlandeze dhe 21 në anën kamboxhiane.

Të dy vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për demarkacionin e kufirit të tyre prej 800 kilometrash, i cili u vendos gjatë periudhës koloniale franceze.

Luftimet u ndezën përsëri në fillim të dhjetorit pas prishjes së një armëpushimi që Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte ndihmuar të ndërmjetësohej për t’i dhënë fund një raundi të mëparshëm luftimesh në korrik.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mijera fluturime ne shba anulohen per shkak te stuhise dimerore qe po afron 694f8e3359d3f
Lajmi i mëparshëm

Mijëra fluturime në ShBA anulohen për shkak të stuhisë dimërore që po afron

leonora jakupi publikon kengen a je gjalle 694f96326769f
Lajmi i radhës

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

Të fundit nga

ShkoLartë