tajlanda bombardon zonen kufitare me kamboxhian vazhdojne bisedimet per armepushim 694e92c847106

Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian, vazhdojnë bisedimet për armëpushim

December 26, 2025
1 minut lexim

Tajlanda ka kryer sulme ajrore në një zonë të diskutueshme kufitare me Kamboxhian, ndërkohë që përfaqësuesit e dy vendeve vijojnë bisedimet për t’i dhënë fund përplasjeve.

Forcat Ajrore Tajlandeze njoftuan se kanë goditur një “pozicion ushtarak të fortifikuar” kamboxhian, duke theksuar se civilët ishin larguar nga zona. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias akuzoi Tajlandën për “sulme pa dallim” ndaj banesave civile dhe raportoi disa të plagosur.

Luftimet u rindezën më herët këtë muaj, pasi një armëpushim i brishtë i arritur në korrik i dha fund përkohësisht pesë ditëve të përplasjeve të ashpra. Që nga rifillimi i dhunës, të paktën 41 persona janë vrarë dhe rreth një milion janë zhvendosur.

Autoritetet kamboxhiane thanë se sulmet e së premtes ndodhën në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey, ku, sipas tyre, avionë luftarakë F-16 hodhën deri në 40 bomba. Tajlanda deklaroi se operacioni kishte për qëllim kontrollin e fshatit Nong Chan dhe u zhvillua “me sukses”.

Ndërkohë, negociatorët e dy vendeve zhvilluan ditën e tretë të bisedimeve në një pikë kufitare. Ministrat e Mbrojtjes pritet t’i bashkohen diskutimeve të shtunën. Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul u shpreh se një marrëveshje armëpushimi mund të nënshkruhet sapo palët të bien dakord për kushtet.

SHBA dhe Kina po përpiqen gjithashtu të ndërmjetësojnë një armëpushim të ri.

Mosmarrëveshja kufitare mes Tajlandës dhe Kamboxhias zgjat prej më shumë se një shekulli. Tensionet u përshkallëzuan në maj pas vrasjes së një ushtari kamboxhian, ndërsa më 24 korrik situata u përkeqësua ndjeshëm pas një sulmi me raketa nga Kamboxhia dhe kundërpërgjigjes ajrore të Tajlandës, duke sjellë ditë të tëra luftime të përgjakshme.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denohet serish ish kryeministri i malajzise shuma marramendese qe vodhi 694e9117a42ba
Lajmi i mëparshëm

Dënohet sërish ish-kryeministri i Malajzisë, shuma marramendëse që vodhi

avokati i popullit veliajt iu shkel privatesia nga policia e burgjeve 694e95d476040
Lajmi i radhës

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

Të fundit nga

Emina Çunmulaj tregon arsyen pse e ndjek BBVK!

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale arsyen se pse e ndjek rregullisht formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova”. Përmes një postimi në Instagram,
ShkoLartë