tajfuni i fuqishem godet vietnamin ererat dhe reshjet e dendura shkaktojne permbytje 600 mije te evakuuar 68ac866593673

Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, erërat dhe reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje! 600 mijë të evakuuar

August 25, 2025
1 minut lexim

Një tajfun i fuqishëm goditi provincat bregdetare të Vietnamit, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu që rrëzuan pemë dhe shkatërruan çatitë e shtëpive.

Shkollat dhe aeroportet janë mbyllur, ndërsa rreth 600 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga banesat e tyre përpara se tajfuni Kajiki të mbërrinte në provincën bregdetare Ha Tinh, pasditen e së hënës.

Një banor i evakuuar nga provinca Nghe An tregoi se uji përmbyti gjithçka përreth, duke e përshkuar situatën si tmerrshme.

Ky tajfun vjen një vit pas tajfunit Yagi, stuhisë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit, e cila shkaktoi 300 viktima në këtë vend.

Qendra meteorologjike e Vietnamit ka paralajmëruar për rrezik përmbytjesh të menjëhershme dhe rrëshqitjesh dheu, ndërsa 400 komuna në gjashtë provinca janë vënë në alarm.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish komandanti i pergjithshem i ukraines refuzoi oferten per tu bashkuar me ekipin e zelensky 68ac84b50623c
Lajmi i mëparshëm

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës refuzoi ofertën për t’u bashkuar me ekipin e Zelensky

rreth 22 mije te huaj ne shqiperi 54 kane si arsye punesimin 68ac89742cef4
Lajmi i radhës

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

Të fundit nga

ShkoLartë