taika waititi flet si regjisor i klipit te ri te rites ishte si nje enderr te punoja me gruan time 68d4de939dedd

Taika Waititi flet si regjisor i klipit të ri të Ritës: Ishte si një ëndërr të punoja me gruan time

September 25, 2025
1 minut lexim

Taika Waititi ka thënë se ishte një “ëndërr” për të, që të ishte regjisor i klipit të këngës më të re të Rita Orës, “All Natural”.

Këngëtarja u rikthye të mërkurën (24 shtator) me këtë këngë joshëse, të cilën e përshkroi si një rrëfim për “të mësuarit të duash çdo anë të vetes – të fortën dhe të brishtën, dritën dhe hijet”, shkruan The Independent.

“Ky projekt është mbi rritjen, shërimin dhe zbulimin e vetvetes”, tha Rita. “Shpresa ime është që kur njerëzit ta dëgjojnë, të lidhen me udhëtimin e tyre personal dhe të ndihen të përfaqësuar në të”.

Nën regjinë e Waititit, me të cilin Rita u martua në vitin 2022, vklipi e sjell këngëtaren duke kërcyer nën drita të mëdha industriale, në një hapësirë që të kujton një klub të braktisur.

Në një intervistë përThe Independent, fituesi i Oscar-it e përshkroi punën me Ritën si “punën më të lehtë në botë”.

“Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë”, u shpreh ai me humor. “Është thjesht të drejtoja kamerën kah shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar. Madje as nuk e përdora vetë kamerën – thjesht i tregova operatorit ku ta drejtonte. Dhe gjatë gjithë kohës dëgjonim këtë këngë brilante. Ishte vërtet një ëndërr”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balkan green foundation zhvillon sot ne prishtine forumin rajonal 68d4dd7003d10
Lajmi i mëparshëm

Balkan Green Foundation zhvillon sot në Prishtinë Forumin Rajonal

spiropali takon marco rubio thellim i aleances strategjike ne cdo dimension 68d4f13a784b9
Lajmi i radhës

Spiropali takon Marco Rubio: Thellim i aleancës strategjike në çdo dimension

Të fundit nga

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është
ShkoLartë